Page 112 - Demo
P. 112
Libër për mësuesin/en11094ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Gjeometria në rrafshRezultati i të nxënit të temës:- Përshkruan pikën, drejtëzën dhe rrafshin si koncepte themelore gjeometrike.- Përkufizon gjysmëdrejtëzën, segmentin dhe gjysmërrafshin si koncepte të përftuara prej tyre.- Mat; krahason segmentet.- Konstrukton simetriken e segmentit.- Vizaton drejtëza paralele dhe pingule.- Përkufizon këndin dhe dallon atë sipas masave (i ngushtë, i drejtë, i gjerë, i shtrirë, i hapur, i plotë).- Vizaton kënde të ngushta dhe kënde të gjera.- Dallon njësitë për matjen e këndeve ( º , ’ , ’’) dhe bën shndërrimin nga një njësi në tjetrën.- Cakton masën e këndeve duke përdorur këndmatësin.- Konstrukton simetriken e këndit.- Përcakton shumën dhe ndryshimin e këndeve në mënyrë algjebrike dhe gjeometrike.- Dallon llojet e këndeve, sipas pozicionit të krahëve (brinjëve) dhe masave të tyre (suplementare, komplementare).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.6 Përdor programet softuerike adekuate për zgjidhjen e problemeve dhe kryerjen e detyrave/punimeve shkollore dhe joshkollore në fusha të ndryshme të dijes.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidhë probleme të ndryshme matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: rrafsh, pikë, drejtës, gjysmëdrejtëz, segment, gjysmërrafshin, simetrike, kënd, llojet e këndit, njësia matëse e këndit, drejtëza paralele, pingule.Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përshkruan pikën, drejtëzën dhe rrafshin si koncepte themelore gjeometrike;- përkufizon gjysmëdrejtëzën, segmentin dhe gjysmërrafshin si koncepte të përftuara prej tyre;- mat; krahason segmentet;

