Page 114 - Demo
P. 114


                                    Libër për mësuesin/en11296Ju jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në konstruktimin e drejtëzës, gjysmëdrejtëzës, segmentit, këndit, simetrikes së segmentit dhe këndit, të drejtëzave paralele dhe pingule, në klasifikimin e llojeve të këndeve sipas masës dhe sipas brinjëve të përbashkëta që ato kanë, matja e këndit duke përdorur këndmatësin, kalimi i njësive të matjes së këndit nga një njësi në tjetrën, në zgjidhjen e situatave problemore me shembuj nga veprimtaria e përditshme praktike. Argumentimin e veprimeve të kryera.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përsërisin njohuritë e temës. --------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Gjeometria në rrafshRezultati i të nxënit të temës:- Përshkruan pikën, drejtëzën dhe rrafshin si koncepte themelore gjeometrike.- Përkufizon gjysmëdrejtëzën, segmentin dhe gjysmërrafshin si koncepte të përftuara prej tyre.- Mat; krahason segmentet.- Konstrukton simetriken e segmentit.- Vizaton drejtëza paralele dhe pingule.- Përkufizon këndin dhe dallon atë sipas masave (i ngushtë, i drejtë, i gjerë, i shtrirë, i hapur, i plotë).- Vizaton kënde të ngushta dhe kënde të gjera.- Dallon njësitë për matjen e këndeve ( º , ’ , ’’) dhe bën shndërrimin nga një njësi në tjetrën.- Cakton masën e këndeve duke përdorur këndmatësin.- Konstrukton simetriken e këndit.- Përcakton shumën dhe ndryshimin e këndeve në mënyrë algjebrike dhe gjeometrike.- Dallon llojet e këndeve, sipas pozicionit të krahëve (brinjëve) dhe masave të tyre (suplementare, komplementare).
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118