Page 115 - Demo
P. 115
Matematika 611397Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidhë probleme të ndryshme matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: rrafsh, pikë, drejtës, gjysmëdrejtëz, segment, gjysmërrafshin, simetrike, kënd, llojet e këndit, njësia matëse e këndit, drejtëza paralele, pingule.Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përshkruan pikën, drejtëzën dhe rrafshin si koncepte themelore gjeometrike;- përkufizon gjysmëdrejtëzën, segmentin dhe gjysmërrafshin si koncepte të përftuara prej tyre;- mat; krahason segmentet;- ndërton simetriken e segmentit e këndit;- vizaton drejtëza paralele dhe pingule;- përkufizon këndin dhe dallon atë sipas masave (i ngushtë, i drejtë, i gjerë, i shtrirë, i hapur, i plotë);- vizaton kënde të ngushta dhe kënde të gjera;- dallon njësitë për matjen e këndeve ( º , ’ , ’’) dhe bën shndërrimin nga një njësi në tjetrën;- cakton masën e këndeve duke përdorur këndmatësin;- përcakton shumën dhe ndryshimin e këndeve në mënyrë algjebrike dhe gjeometrike;- dallon llojet e këndeve, sipas pozicionit të krahëve (brinjëve) dhe masave të tyre (suplementare, komplementare).Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Ju jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.6 Përdor programet softuerike adekuate për zgjidhjen e problemeve dhe kryerjen e detyrave/punimeve shkollore dhe joshkollore në fusha të ndryshme të dijes.

