Page 116 - Demo
P. 116
Libër për mësuesin/en11498Realizohet vlerësim i shokut nga shoku.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në konstruktimin e drejtëzës, gjysmëdrejtëzës, segmentit, këndit, simetrikes së segmentit dhe këndit, të drejtëzave paralele dhe pingule, në klasifikimin e llojeve të këndeve sipas masës dhe sipas brinjëve të përbashkëta që ato kanë, matja e këndit duke përdorur këndmatësin, kalimi i njësive të matjes së këndit nga një njësi në tjetrën, në zgjidhjen e situatave problemore me shembuj nga veprimtaria e përditshme praktike. Argumentimin e veprimeve të kryera.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përsërisin njohuritë e temës. --------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

