Page 118 - Demo
P. 118


                                    Libër për mësuesin/en116100Gjuhët dhe komunikimiShembuj nga jeta e përditshme duke sqaruar që jo gjithmonë mund të kryejmë punë me numra të plotë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Mini leksionMësuesi/ja fillon leksionin duke prezantuar para nxënësve fotografi të një buke. “Të themi se keni filluar të hani një bukë dhe nuk keni arritur të hani të tërën. Sa bukë keni ngrënë?”Sigurisht, nuk keni ngrënë 1 bukë, por as 0 jo!Pra, kemi nevojë për disa numra të tjerë për të treguar se sa bukë keni ngrënë.Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim me ndalesaMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”, të cilën e ka ndarë në tri pjesë. Nxënësit do të lexojnë vetëm pjesën e parë dhe në ndalesë, mësuesi/ja bënë pyetjet:• Si quhen numrat e dhënë ?• Analizoni thyesën .• Si quhet numri 7 dhe çfarë paraqet ai te thyesa e dhënë?• Po numri 5 si quhet? Çfarë paraqet te kjo thyesë numri 5?Lexojnë edhe pjesën e dytë dhe mësuesi/ja bën pyetjet në vazhdim.• A mund t’i paraqesim thyesat si numrat e tjerë në bosht numerik?• Paraqitni në segmentin OE thyesat• Vizatoni drejtëzën numerike dhe paraqitni në të thyesën .Nxënësit lexojnë pjesën e fundit dhe iu përgjigjen pyetjeve në vazhdim.• Çfarë quajmë thyesa të rregullta? Shkruani tri thyesa të tilla.• Çfarë quajmë thyesa të parregullta? Shkruani tri thyesa të tilla.• Paraqitni në drejtëzën numerike thyesatPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupNxënësit të organizuar në grupe do të zgjidhin detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrime”, duke i komentuar me njëri-tjetrin. Detyrat e zgjidhura në grup do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna gjatë ndërtimit të njohurive të reja.Duke përdorur tri ngjyrat e semaforit në fund të punës në grupe, do të bëhet vlerësimi i nxënësve për të nxënit e kësaj njësie mësimore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122