Page 12 - Demo
P. 12
Libër për mësuesin/en10− Ndarja e klasës në grupe sipas dëshirës të nxënësve në bashkëpunim me mësuesen.− Hartimi i pyetësorit, përzgjedhja e populacionit në të cilën do të bëhet pyetësori− Grumbullimi i informacionit nga pyetësorët, komunikimi me mësuesit, prindërit etj.− Shpërndarja e punës në grupe, çift dhe individuale.− Hartimi i draftit përfundimtar të projektit si rezultat i punës në grup dhe individuale.− Prezantimi i produktit përfundimtar dhe dorëzimi i punës që ka bërë secili nga nxënësit/et.9. Tematikat e orëve mësimore të planifikuara në planin mësimor.Ora 1. Përzgjedhja e temës. Ndarja e grupeve. Përcaktimi i detyrës hulumtuese për secilin grup.Ora 2. Diskutim i pyetësorëve të përgatitura nga nxënësit/et dhe hartimi i draftit të projektit si rezultat I punës individuale dhe në grup. Shpërndarja e pyetësorëve në atë kampion ku është planifikuar të bëhet. Grumbullim i pyetësorëve.Ora 3. Prezantimi i materialit të përgatitur. Vlerësimi i punës në grup dhe individual i nxënësve.10. Temat e sugjeruara për çdo grup pune. Kënaqësia e nxënësve të shkollës për shërbimin arsimor që shkolla afron. Kënaqësia e komunitetit për shërbimin arsimor që shkolla afron. Bullizmi sa i pranishëm është në mes të nxënësve tanë në shkollë. Pyetësorë me klasat e gjashta. Rrjetet sociale që frekuentojnë më shumë, sa të mbrojtur janë gjatë përdorimit të këtyre rrjeteve sociale. Menaxhimi i kohës së lirë etj.11. Vlerësimi Vlerësimi i nxënësve bëhet duke marrë në konsideratë: Angazhimin e çdo nxënësi/e në mbledhjen e informacionit të kërkuar. Në pjesëmarrjen e tyre në sistemimin dhe përpunimin e informacionit. Në cilësinë e prezantimit. Saktësinë e drejtimit të pyetjeve apo të dhënies së përgjigjeve për pyetjet që drejton mësuesi apo një nxënës i grupit tjetër.Vlerësohen nxënësit/et për punën në grup dhe angazhimin që treguan në ndërtimin e këtij projekti. Vlerësimi në grup. Vlerësimi individual Vlerësimi në çift.BUXHETILETRA A4 1PAKO X 3 euro=3 euroFLIPCHART 3FLIPCHART x 4 euro=12 euroMARKERA 1PAKO x 5 euro = 5 euroNGJITES 6 COPË x 1 euro = 6 euroTOTALI 26 euro. Shpenzimet për projekt sigurohen nga buxheti i shkollës.

