Page 120 - Demo
P. 120
Libër për mësuesin/en118102Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, muri thyesorë, sahati, lap-top-iLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiShprehja e orës si thyesë në raste të veçanta.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Prezantim nga internetiMësuesi/ja prezanton para nxënësve një video nga interneti “Fractions everywhere” (thyesat kudo).http://www.youtube.com/watch?v=h3YxTagTgQ4Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja prezanton para nxënësve murin thyesor, në të cilin në mënyrë vizuale paraqiten thyesat e barabarta. Ata analizojnë së bashku thyesat e shkruara në forma të ndryshme dhe ato që paraqesin pjesë të barabarta të një tërësie. Nxënësit përmes murit thyesorë dallojnë thyesa të barabarta dhe i shpjegojnë duke i paraqitur si zgjerim i thyesave duke shumëzuar numëruesin dhe emëruesin me të njëjtin numër. Për të konkretizuar thyesat e barabarta dhe vetinë e zgjerimit të thyesave, mësuesi/ja mund të përdorë dhe sahatin. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Stilolapsat në mesNxënësit punojnë në grupe detyrat e rubrikës “Ushtrime” dhe mësuesi/ja i nxjerrë me radhë në tabelë për të zgjidhur detyrat. Nxënësi/pronarë i lapsit të zgjedhur do të dalë në tabelë për të zgjidhur një detyrë. Mësuesi/ja do të veprojë kështu në secilin grup derisa të zgjidhin të gjitha detyrat që kishin. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin, punën në grupe dhe për shembujt nga jeta e përditshme ku ata do të konkretizojnë me mësimin e njësisë mësimore.

