Page 122 - Demo
P. 122
Libër për mësuesin/en120104Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- dallon thyesat e barabarta duke i thjeshtuar ato;- përkufizon veprimin e pjesëtimit duke e shprehur si thyesë dhe anasjelltas;- zbaton thyesat e barabarta duke i thjeshtuar ato përmes shembujve nga jeta e përditshme. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, muri thyesorë, fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiNdarjet e tërësive (thyesat) mësuesi/ja i konkretizon me ushqime të ndryshme, p.sh. buka, torta, pica etj.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit që të bashkëpunojnë në grupe dhe të analizojnë murin thyesorë, i cili është vendosur në muret e klasës. Ata do të përmendin disa thyesa të barabarta të cilat janë shprehur me anë të thjeshtimit të thyesave. Ndërtimi i njohurive të reja: Lexo/puno në dyshe/thuaja grupitMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e re të mësimit në rubrikën “vrojtoni dhe mësoni”. Nxënësit do të ndahen në dyshe dhe do të fillojnë diskutimin për pjesën që lexuan. Nxënësi i parë do të jetë në rolin e “mësuesit” për pjesën e parë “Thjeshtimi i thyesës”.Nxënësi i dytë do të jetë në rolin e “mësuesit” për pjesën e dytë “Thyesa si pjesëtim i dy numrave natyrorë”.Mësuesi/ja iu shpërndan grupeve nga një fletë pune me nga dy detyra më thjeshtimin e thyesave dhe dy detyra ku nxënësit do të shprehin thyesën si pjesëtim të numrave natyrorë.Shembujt e dhënë do t’i diskutojnë dhe zgjidhin në kuadër të grupit dhe do të përsërisin dhe përforcojnë përkufizimet dhe rregullat për thjeshtimin e thyesës dhe të shprehurit e saj si pjesëtim i dy numrave natyrorë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Nxënësit punojnë në grupe detyrat nga rubrika “ushtrime”. Zgjidhjet e detyrave do t’i shkruajnë në një fletë A4. Fletën do ta përcjellin në grupin fqinjë në cikël. Grupet do të diskutojnë dhe analizojnë detyrat e zgjidhura nga grupi tjetër dhe në fund do ta vlerësojnë duke përdorur fytyrat .Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe. Në pjesën e fundit do të ketë vlerësim të ndërsjellë ku nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.

