Page 124 - Demo
P. 124
Libër për mësuesin/en122106Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, muri thyesorë, fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiAnalizohen distanca rrugore, ndarje të tërësive etj.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja shpërndan në çdo grup një fletë pune me nga dy detyra. Për dy shembujt e dhënë nxënësit do të punojnë në dyshe dhe pastaj do të diskutojnë dhe do t’u përgjigjen pyetjeve duke i koordinuar idetë e tyre në grup.Mësuesi/ja merr përgjigje nga disa nxënës dhe nuk i diskuton përgjigjet e dhëna.Ndërtimi i njohurive të reja: Lexo/puno në dyshe/thuaja grupitMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e re të mësimit në rubrikën “vrojtoni dhe mësoni”. Ata do të vazhdojnë diskutimin në dyshe dhe pastaj në grupe për të punuar shembujt e dhënë në libër duke i kthyer dy e më shumë thyesa në thyesa me emërues të përbashkët.Do të kthehen te detyrat e dhëna në fillim dhe do të vlerësojnë zgjidhjen e saktë apo jo të problemave. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: PesëvargëshiNxënësit punojnë në grupe nga një pesëvargësh me emrin THYESË. Punimet do t’i prezantojë një nxënës nga grupi para klasës.Një pesëvargësh mund të jetë:THYESËE RREGULLT E PARREGULLLTTHJESHTOHET ZGJEROHET BARAZOHETTHYESAT KANË NUMËRUES DHE EMËRUESPJESËTIMVlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe në kthimin e thyesave me emërues të përbashkët. Shkrimi i një pesëvargëshi do të vlerësohet si përkufizim i thyesës dhe të shprehurit e saktë dhe pa gabime. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

