Page 125 - Demo
P. 125
Matematika 6123107ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat thyesorë (racionalë) Rezultati i të nxënit të temës:- Krahason thyesat duke shfrytëzuar drejtëzën numerike, duke i kthyer në thyesa me emërues të njëjtë dhe sipas mënyrës së shumëzimit në diagonale.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënënë formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1. 2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.5. 1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke indërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Krahasimi i thyesaveFjalët kyçe: thyesë më e madhe, thyes më e vogël, krahasim i thyesaveRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - krahason dy a më shumë thyesa me emërues të njëjtë, numërues të njëjtë dhe numërues dhe emërues të ndryshëm;- krahason thyesat duke përdorur metodën e shumëzimit në diagonale;- radhitë thyesat nga më e vogla te më e madhja dhe anasjelltas duke përdorë rregullat e krahasimit;- zbaton krahasimin e thyesave në shembuj nga jeta e përditshme.

