Page 126 - Demo
P. 126


                                    Libër për mësuesin/en124108Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, muri thyesorë, fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrësKrahasohen dukuri të ndryshme të përditshmërisë që mund të shprehen si pjesë të ndara të një të plote.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja kërkon nga nxënësit që duke diskutuar në grupe dhe bazuar në murin thyesor të përgjigjen në pyetjet:• Ç’është më e madhe: 1/3 apo 2/8? Për sa?• Ç’është më e vogël: 5/6 apo 3/4• Sa është ndryshimi në mes të 5/6 dhe 1/3?Merren mendimet e disa nxënësve dhe shkruhen në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: Ndërthurja 1Nxënësit ndahen në grupe me nga 5 nxënës. Secilit i caktohet nga një numër nga 1-5. Mësuesi/ja u kërkon atyre të rigrupohen sipas numrave. Nxënësve që i takon numri 1 bëjnë në një grup. Kështu veprohet edhe me numrat e tjerë. U caktohen pjesët për të cilën ata do të jenë “ekspert”.Grupi i nxënësve me numrin 1 do të kenë për të përgatitur pjesën ”Krahasimi i thyesave me emërues të njëjtë”; grupi i nxënësve me numrin 2 “Krahasimin e thyesave me numërues të njëjtë”; grupi i nxënësve me numrin 3 “Krahasimin e thyesave me numërues dhe emërues të ndryshëm”, grupi i nxënësve me numrin 4 “Krahasimi i thyesave me numrin 1” dhe grupi i nxënësve me numrin 5 “Metoda e shumëzimit në diagonale për krahasimin e thyesave.”Pasi secili grup ekspertësh të ketë diskutuar dhe përgatitur mirë pjesën e vet do të kthehen në grupet fillestare dhe do t’u shpjegojnë të tjerëve secili pjesën e vet. Ata do t’i zgjidhin secili nga dy detyra për grupin.Tani që kanë marrë njohuritë e duhura për krahasimin e thyesave do t’i kthehen pyetjeve në fillim për të vërtetuar nëse janë përgjigje saktë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Teli për tharjeMësuesi/ja shpërndanë në grupe nga 10 fletë A6 ku është e shkruar një thyes. Kërkon që të diskutojnë në grup dhe të dalin t’i vendosin në “Telin për tharje” (shih në udhëzime) duke filluar nga thyesa më e vogël tek ajo më e madhe. Secili grup prezanton radhitjen e bërë në telin e tharjes.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe në kthimin e krahasimin e thyesave. Do të vlerësohen edhe për problemën e shtruar dhe mënyrën e zgjidhjes së saj. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130