Page 128 - Demo
P. 128
Libër për mësuesin/en126110Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, muri thyesorë, fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrësKrahasohen dukuri të ndryshme të përditshmërisë që mund të shprehen si pjesë të ndara të një të plote.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja u shpërndanë nga një fletë pune nxënësve ku janë të dhëna nga dy detyra me figura. Aty janë të dhëna dy figura të cilat janë të ndara në pjesë të barabarta. Disa nga ato pjesë janë të ngjyrosura me ngjyrë të kuqe dhe ca të tjera me ngjyrë të blertë. Mësuesi/ja pyet:• Ç’pjesë e figurës është ngjyrosur me të blertë?• Ç’pjesë e figurës është ngjyrosur me të kuqe?• Ç’pjesë e figurës është ngjyrosur?• Çfarë vini re për thyesat e mësipërme?Të njëjtat do t’i paraqesin me anë të harqeve në drejtëzën numerike dhe do ta diskutojnë me klasën duke u përgjigjur në pyetjet:• Ç’pjesë e njësisë së boshtit numerik është shënuar:a) me harqe të kuqe? b) me harqe të blerta? c) me harqe?Ndërtimi i njohurive të reja: Nxënësit udhëzohen të lexojnë në libër rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Shembujt e dhënë për sqarim në këtë rubrikë t’i diskutojnë në dyshe dhe në grup duke dhënë përfundimin se si mblidhen dy thyesa me emërues të njëjtën dhe si mblidhen thyesat me emërues të ndryshëm. Mësuesi/ja zgjedh dy nxënës që të zgjidhin nga një detyrë në tabelë për ta diskutuar me klasën se si veprohet në të dyja rastet.cbca+ = c+ ba , ku a, b, c janë numra natyrorë.Dhe rastin kur thyesat kanë emërues të ndryshëm ku ato do t’i kthejmë në emërues të njëjtë duke gjetur shvp të emëruesve.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Mësuesi/ja kërkon nga secili grup që të formulojnë nga dy problema matematikorë që kanë të bëjnë me mbledhjen e thyesave. Njëra detyrë duhet të jetë e formuluar në mënyrë që të mblidhen thyesa me emërues të njëjtë, ndërsa tjetra thyesa me emërues të ndryshëm. Detyrat punohen në fletë A4 dhe vendosen në tabelë. Nga secili grup një nxënës shkon dhe vlerëson secilin punim nga grupet me nga një letër ngjitëse me ngjyrë. Mësuesi/ja verifikon saktësinë e tyre duke i prezantuar para klasës.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe në mbledhjen e thyesave. Do të vlerësohen edhe për problemat e shtruara dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre.

