Page 130 - Demo
P. 130


                                    Libër për mësuesin/en128112Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - përkufizon numrat e përzier duke dalluar pjesën e plotë dhe pjesën thyesore;- kthen thyesat e parregullta në numra të përzier dhe anasjelltas përmes veprimeve të caktuara për shndërrimin e tyre;- argumenton me shembuj nga jeta reale rëndësinë e përdorimit të thyesave të parregullta edhe si numra të përzier.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrësKrahasohen dukuri të ndryshme të përditshmërisë që mund të shprehen si pjesë të ndara të një të plote.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja u shpërndanë nga një fletë pune nxënësve ku janë dhënë figurat. Aty janë dhënë dy rrathë të njëjtë, të cilat janë të ndarë në pjesë të barabarta. Të gjitha ndarjet e njërit rreth janë të ngjyrosura, ndërsa te rrethi tjetër janë ngjyrosur disa prej tyre (të gjitha pjesët e ngjyrosura duhet të jenë më ngjyrë të njëjtë). Mësuesi/ja pyet:• Ç’pjesë e rrethit të parë është ngjyrosur? Shpreheni si thyesë dhe si numër të plotë.• Ç’pjesë e rrethit të dytë është ngjyrosur?• Mblidhni thyesat që tregojnë pjesët e ngjyrosura të të dy rrathëve.• Çfarë lloj thyese fituat? A mund ta shprehni ndryshe këtë thyesë?Ndërtimi i njohurive të reja: Tabela T Nxënësit udhëzohen të lexojnë në libër rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Duke diskutuar shembujt me shokët/shoqet e grupit, do të plotësojnë tabelën.
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134