Page 132 - Demo
P. 132


                                    Libër për mësuesin/en130114Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1. 1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.5. 1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke indërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Zbritja e thyesave Fjalët kyçe: zbritje e thyesave, ndryshim Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - zbret dy thyesa me emërues të njëjtë duke u bazuar në rregullën e zbritjes së tyre;- zbret thyesat me emërues të ndryshëm duke i kthyer në emërues të njëjtë dhe përdor rregullat e zbritjes;- aplikon në shembuj nga jeta reale zbritjen e thyesave duke gjetur ndryshimin. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrësZbret pjesë të tërësisë të dhënë në formë thyese në shembuj nga përditshmëria.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja ndanë fletën në tetë pjesë dhe shtatë prej tyre ua jep në grup. Kështu vepron në secilin grup. Mësuesi/ja pyet:• Ç’pjesë të fletës keni përpara? Shkruani thyesën që paraqet ajo.• Nga këto pjesë, katër prej tyre ngjyrosni.• Sa nga pjesët e ndara në fillim ju mbetën në tryezë të pangjyrosura?• Cila është kjo thyes?Ndërtimi i njohurive të reja: Leksion i avancuarPër të gjetur zgjidhjen në shembullin e dhënë në fillim, në fakt ju keni zbritur.Kështu mësuesi/ja fillon leksionin duke vazhduar më tutje me diskutimet me nxënësit. Kujtojnë mbledhjen e thyesave me emërues të njëjtë dhe të njëjtën rregull e zbatojnë te zbritja.Komentojnë shembujt e dhënë të zgjidhur në libër te rubrika “Vrojtoni dhe mësoni” duke u bazuar në barazimin.  ku a, b, c janë numra natyrorë dhe a > b.Nxënësit në grupe zgjidhin detyrën “Turisti përshkoi 32 e rrugës” dhe u përgjigjen pyetjeve tëmësuesit/es.
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136