Page 133 - Demo
P. 133
Matematika 6131115• Ç’pjesë e rrugës mbeti për t’u përshkuar?• Cila pjesë është më e madhe, ajo që u përshkua apo ajo që mbeti?• Sa më e madhe?Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të kujtojnë rregullën se si mblidhen thyesat me emërues të ndryshëm. Ai/ajo sqaron se në të njëjtën mënyrë kryhet edhe zbritja e thyesave me emërues të ndryshëm. Nxënësve u jep detyrën për të zgjidhur “Në një dyqan 1/4 e frutave ishin mollë, ndërsa portokaj.” Gjeni ndryshimin.• Cili është ndryshimi në sasi mes mollëve dhe portokajve?• Çfarë kishte më shumë mollë apo portokaj?• Si e gjetët zgjidhjen?Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Mendo/puno në dyshe/thuaja grupitMësuesi/ja kërkon nga nxënësit që të zgjidhin detyrat e rubrikës “Ushtrime”. Ata do të zgjidhin detyrat duke menduar dhe koordinuar zgjidhjet me shokun/shoqen pranë dhe duke diskutuar rreth zgjidhjeve me grupin. Mësuesi/ja kontrollon grupet se si po i zgjidhin detyrat, vlerëson nxënësit gjatë vëzhgimit dhe ndihmon ata që kanë ngecje në të nxënë në këtë njësi.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe. Në pjesën e fundit të orës, mësuesi/ja vlerëson nxënësit duke i vëzhguar.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

