Page 135 - Demo
P. 135
Matematika 6133117Mësuesi/ja shpërndan në grupe fletët e punës ku është dhënë detyra “Piktura ka përmasat 80 cm gjatësi dhe 60 cm gjerësi.” Nxënësit mundohen t’u përgjigjen pyetjeve të dhëna dhe pastaj i diskutojnë me mësuesi/en dhe klasën. Mësuesi/ja pyet: - Si e llogarisni syprinën e pikturës me përmasat e dhëna?- Po nëse këto përmasa janë të shprehura me thyesa? - Nëse gjatësia do të jetë m dhe gjerësia m, a mund ta njehsoni syprinën e pikturës?Dy pyetjet e fundit çojnë te titulli i mësimit.Ndërtimi i njohurive të reja: DiskutimNxënësit udhëzohen të lexojnë rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Kur nxënësit të kenë mbaruar leximin, fillojnë diskutimin në grup për pjesën e lexuar. Detyrën e dhënë në fillim të orës tanimë mund ta zgjidhin sepse e kanë të qartë se si shumëzohen thyesat. Për të vërtetuar të nxënit e kësaj njësie mësimore, mësuesi/ja bën pyetjet:• Si shumëzohen dy thyesa?• Si vepruat për të njehsuar syprinën e pikturës (fig.4.19)?• Shkruani rregullën e shumëzimit të thyesave me anë të shkronjave.• Përshkruani shumëzimin e një numri natyrorë me një thyes.• Jepni një shembull të shumëzimit të një thyese me një numër të përzier. Përshkruani zgjidhjen.• Zmadhohet apo zvogëlohet numri, nëse e shumëzoni me një thyesë më të vogël se 1?Argumentoni përgjigjen.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja kërkon nga secili grup që të zgjidhin detyrat e rubrikës “Ushtrime”. Zgjidhjet e detyrave të dhëna do t’i japin para klasës duke e caktuar një nxënës nga grupi për të dal në tabelë. Gjatë zgjidhjes së detyrave nxënësit japin sqarime.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe. Në pjesën e fundit të orës, mësuesi/ja vlerëson nxënësit në veçanti ata që ka nxjerrë në tabelë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

