Page 139 - Demo
P. 139
Matematika 6137121Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - cakton pjesën në formë thyese kur në detyrë është dhënë e tëra;- gjen të tërën (tërësinë) kur në detyrë është dhënë pjesa në formë thyese;- zbaton në shembuj nga jeta reale duke gjetur pjesët nga tërësia dhe tërësinë nga pjesa.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiGjetja e pjesës dhe e të tërës jepet të shumtën e rasteve përmes shembujve nga përditshmëria.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit që të përgjigjen në detyrën e dhënë: “Mielli përbën mesatarisht 53 emasës së bukës. Pra, për 1 kg bukë, duhen mesatarisht 600 gr. miell. A mund të gjeni sa miell duhet për 2 kg bukë? Po, për 5 kg bukë? Merren mendimet e grupeve dhe argumentet që ata japin për zgjidhjen e dhënë.Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim në dysheNxënësit udhëzohen të lexojnë njësinë e re mësimore, rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni” duke bashkëpunuar në dyshe me shokun pranë.Njëri nga dyshja e nxënësve lexon mënyrën e parë të gjetjes së pjesës kur njohim tërësinë, ndërsa tjetri lexon mënyrën e dytë.Kur mbarojnë leximin, fillojnë të shpjegojnë dhe të argumentojnë përmes shembujve atë që lexuan. Për të qenë më bashkëpunues, ata duhet t’i bëjnë pyetje njëri-tjetrit dhe të marrin sa më shumë informacione nga shoku/shoqja për pjesën e lexuar.Në të njëjtën mënyrë veprojnë për të mësuar dy mënyrat e gjetjes së tërësisë kur njohin pjesën.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupeMësuesi/ja kërkon nga secili grup që të zgjidhin detyrat e rubrikës “Ushtrime”. Detyrat do t’i zgjidhin në fletë A4 dhe do t’i ekspozojnë në Turin e galerisë ku edhe do të vlerësohen nga grupet e tjera.Mësuesi/ja kontrollon detyrat e zgjidhura dhe mënyrën e vlerësimit të njëri-tjetrit nga grupet.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe. Në pjesën e fundit të orës, nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin në grupe dhe mësuesi/ja konfirmon këtë vlerësim.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.

