Page 141 - Demo
P. 141


                                    Matematika 6139123- zbaton në shembuj nga jeta reale duke llogaritur me thyesat për të gjetur zgjidhjen e problemave;- vlerëson rëndësinë e njohjes së veprimeve me thyesa për të zgjidhur problema të ndryshme nga përditshmëria përmes shembujve që zgjidhë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrësShumë situata jetësore na paraqiten si problema që duhet t’i zgjidhim përmes thyesave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Pyetje/përgjigjeMësuesi/ja udhëzon nxënësit që të kujtojnë hapat e zgjidhjes së problemave që kanë përmendur te numrat natyrorë.Merren mendimet e grupeve duke u dhënë mundësinë që secili prej tyre të përmendin së paku nga një hap.Mësuesi/ja kujton se në zgjidhjen e problemave me thyesa duhet aplikuar të njëjtët hapa. Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim me ndalesaMësuesi/ja në fillim sqaron se hapat mund të jenë më të thjeshtë në zgjidhjen e problemave, pra kalojmë nëpër tre-katër hap.Nxënësit udhëzohen të zgjidhin detyrën “Arlindi shtrydhi 3 portokaj dhe 3 qitro. Prej secilit portokall ai nxori litra lëng; prej secilës qitro ai nxori litra lëng. Arriti Arlindi të mbushë një shishe prej 1 litër e gjysmë me lëngun e portokajve dhe qitrove?”Hapi i parë: Lexoni me vëmendje problemën.Hapi i dytë: Planifikoni zgjidhjen (bëni një skemë).Hapi i tretë: Zgjidhni problemën (bëni njehsimet).Hapi i katërt: Kontrolloni rezultatin (provoni saktësinë).Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja kërkon nga secili grup që të zgjidhin detyrat e rubrikës e zgjedhura nga ai/ajo e të cilat ua shpërndanë në grupe në fletë A4. Detyrat janë të ndryshme për secilin grup dhe duhet të jenë problema të marra nga situata të ndryshme jetësore në mënyrë që para nxënësve të jepen sa më shumë shembuj të tillë.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe. Vlerësohen në format që përdorin për zgjidhjen e problemave që iu ndihmojnë nxënësve në zbatimin e matematikës në jetën reale.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145