Page 142 - Demo
P. 142


                                    Libër për mësuesin/en140124--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: ThyesatRezultati i të nxënit të temës:- Identifikon thyesën si herës të dy numrave natyrorë, numëruesit dhe emëruesit. Paraqet thyesat si pjesë të tërësisë.- Dallon llojet e thyesave, të rregullta, të parregullta dhe numrat e përzierë. - Identifikon thyesat e barabarta.- Thjeshton thyesat. - Shndërron thyesat e parregullta në numra të përzierë dhe anasjelltas. - Cakton pjesën e dhënë te tërësia dhe cakton tërësinë kur është dhënë pjesa. - Paraqet thyesën si masë (paraqitja e thyesave si masë i referohet pozitës së një numri në boshtin numerik).- Krahason thyesat duke shfrytëzuar boshtin numerik, duke i kthyer në thyesa me emërues të njëjtë dhe sipas mënyrës së shumëzimit në diagonale. - Kryen veprimet me thyesa (mbledhjen, zbritjen, shumëzimin, pjesëtimin). - Zgjidh detyra me fjalë (në situata praktike) duke përdor veprimet me thyesa.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atëme shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.4 Shfrytëzon dosjen personale për identifikimin e përparësive dhe mangësive në funksiontë vetëvlerësimit të përparimit dhe përmirësimit të suksesit në fushën e caktuar.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146