Page 143 - Demo
P. 143


                                    Matematika 6141125ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: thyesa, të rregullta, të parregullta dhe numrat e përzier, të barabarta, të anasjella, të thjeshtueshme, të pathjeshtueshme, bosht numerik, masë, veprimet aritmetike me thyesat.Rezultatet e të nxënit për orë mësimore:  Nxënësi/ja:- identifikon thyesën si herës të dy numrave natyrorë, numëruesit dhe emëruesit; - paraqet thyesat si pjesë të tërësisë; - dallon llojet e thyesave, të rregullta, të parregullta dhe numrat e përzier; - identifikon thyesat e barabarta; - thjeshton thyesat; - shndërron thyesat e parregullta në numra të përzierë dhe anasjelltas; - cakton pjesën e dhënë te tërësia dhe cakton tërësinë kur është dhënë pjesa; - paraqet thyesën si masë (paraqitja e thyesave si masë i referohet pozitës së një numri në boshtin numerik); - krahason thyesat duke shfrytëzuar boshtin numerik, duke i kthyer në thyesa me emërues të njëjtë dhe sipas mënyrës së shumëzimit në diagonale; - kryen veprimet me thyesa (mbledhjen, zbritjen, shumëzimin, pjesëtimin); - zgjidh detyra me fjalë (në situata praktike) duke përdor veprimet me thyesa.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtëNxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj, teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147