Page 144 - Demo
P. 144


                                    Libër për mësuesin/en142126Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në shprehjen e thyesës si herës të dy madhësive, në dallimin e thyesave të rregullta dhe jo të rregullta, kthimin e thyesa jo të rregullta në numra të përzierë, thyesat e anasjella, vendosja e thyesës në boshtin numerik, thjeshtimin e thyesës, kryerjen e veprimit të mbledhjes, zbritje, shumëzimit dhe pjesëtimit me numrat thyesor, thjeshtimin e thyesës, në zgjidhjen e situatave problemore me shembuj nga veprimtaria e përditshme praktike. Argumentimin e veprimeve të kryera.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përsërisin njohuritë e temës.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: ThyesatRezultati i të nxënit të temës:- Identifikon thyesën si herës të dy numrave natyrorë, numëruesit dhe emëruesit. Paraqet thyesat si pjesë të tërësisë.- Dallon llojet e thyesave, të rregullta, të parregullta dhe numrat e përzierë. - Identifikon thyesat e barabarta.- Thjeshton thyesat. - Shndërron thyesat e parregullta në numra të përzierë dhe anasjelltas. - Cakton pjesën e dhënë te tërësia dhe cakton tërësinë kur është dhënë pjesa. - Paraqet thyesën si masë (paraqitja e thyesave si masë i referohet pozitës së një numri në boshtin numerik).- Krahason thyesat duke shfrytëzuar boshtin numerik, duke i kthyer në thyesa me emërues të njëjtë dhe sipas mënyrës së shumëzimit në diagonale. - Kryen veprimet me thyesa (mbledhjen, zbritjen, shumëzimin, pjesëtimin). - Zgjidh detyra me fjalë (në situata praktike) duke përdor veprimet me thyesa.
                                
   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148