Page 145 - Demo
P. 145


                                    Matematika 6143127Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënënë formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: thyesa, të rregullta, të parregullta dhe numrat e përzier, të barabarta, të anasjella, të thjeshtueshme, të pathjeshtueshme, bosht numerik, masë, veprimet aritmetike me thyesat.Rezultatet e të nxënit për orë mësimore:  Nxënësi/ja:- identifikon thyesën si herës të dy numrave natyrorë, numëruesit dhe emëruesit; - paraqet thyesat si pjesë të tërësisë; - dallon llojet e thyesave, të rregullta, të parregullta dhe numrat e përzier; - identifikon thyesat e barabarta; - thjeshton thyesat; - shndërron thyesat e parregullta në numra të përzierë dhe anasjelltas; - cakton pjesën e dhënë te tërësia dhe cakton tërësinë kur është dhënë pjesa; - paraqet thyesën si masë (paraqitja e thyesave si masë i referohet pozitës së një numri në boshtin numerik); - krahason thyesat duke shfrytëzuar boshtin numerik, duke i kthyer në thyesa me emërues të njëjtë dhe sipas mënyrës së shumëzimit në diagonale; - kryen veprimet me thyesa (mbledhjen, zbritjen, shumëzimin, pjesëtimin); - zgjidh detyra me fjalë (në situata praktike) duke përdor veprimet me thyesa.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku.Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149