Page 148 - Demo
P. 148
Libër për mësuesin/en146130Jeta dhe puna, Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëkëndëshe.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Aktivitet në grupMësuesi/ja fton pesë nxënës të dalin te tabela. U jep një litar, fijen e të cilit do ta kalojnë te njëritjetri duke formuar një vijë të thyer të mbyllur. Me gishtat e tyre formojnë kulmet e shumëkëndëshit. Mësuesi/ja pyet:• Cila figurë gjeometrike u formua?• Nëse shtojmë dhe një nxënës në vijën e thyer të mbyllur që kanë formuar, cila figurë do tëfitohet?Ndërtimi i njohurive të reja: Tabela TMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore përkatësisht rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Duke lexuar, ata do të nënvizojnë konceptet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me shumëkëndëshat. Në grup do të bashkëbisedojnë për pjesën që lexuan dhe do të plotësojnë tabelën.Një nxënës vizaton në tabelë, dhe një tjetër përmes programit GEOGEBRA, disa lloje të shumëkëndëshave. Përgjigjet që nxënësit japin nga tabela e plotësuar paraprakisht, i konkretizojnë me figurat e vizatuara.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja shpërndanë në grupe nga një fletë A4 ku janë të vizatuar shumëkëndësha të ndryshëm. Nxënësit udhëzohen të gjejnë elementet e shumëkëndëshave të dhënë, të vizatojnë diagonalet e t’i emërtojnë shumëkëndëshat. Kërkohet që duke i matur brinjët të njehsojnë perimetrin e figurave të dhëna dhe në fund, për secilin shumëkëndësh të gjejnë një shembull në klasë apo në ambientin ku jetojnë me formë përkatëse. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet për çdo pyetje që bëjnë, për çdo përgjigje që japin dhe punën në grupe. Do të vlerësohen edhe për shembujt me të cilët do të konkretizojnë shumëkëndëshat. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.

