Page 150 - Demo
P. 150
Libër për mësuesin/en148132Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4, shufra të punuara nga letraLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma trekëndëshe.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Aktivitet në grupeMësuesi/ja shpërndanë në secilin grup nga dy shufra (mund të jenë nga letra, druri, plastike ose materiale të tjera ricikluese p.sh. shkopinj akulloresh).• A mund të krijoni një vijë të thyer të mbyllur me dy brinjë me dy shufra? Pse ?Shton në secilin grup edhe nga një shufër.• Po tani a mund të krijoni një vijë të thyer të mbyllur me këto tri shufra?• Çfarë shumëkëndëshi formuat?Ndërtimi i njohurive të reja: Ndërthurja IIMësuesi/ja formon grupet me nga 5 nxënës dhe secilit i cakton një numër nga 1 deri në 5. Formohen grupe të reja sipas numrave përkatës të nxënësve. Njëshat në një grup, dyshat në grup tjetër e kështu me radhë. Mësuesi/ja shpërndanë në secilin grup tiketat me pyetje.Gr. I• Përkufizo trekëndëshin.• Vizato një trekëndësh.• Emërto elementet e trekëndëshit.• Ç’është sipërfaqja e trekëndëshit.• Konkretizoni karakteristikat me ndonjë formë trekëndëshe në ambientin që ju rrethon.Gr. II • Numëroni llojet e trekëndëshave sipas gjatësive të brinjëve.• Përshkruani karakteristikat e tyre.• Vizatoni të tria llojet e trekëndëshave sipas gjatësive të brinjëve.• Konkretizoni karakteristikat me ndonjë formë trekëndëshe në ambientin që ju rrethon.Gr. III • Numëroni llojet e trekëndëshave sipas masës së këndeve.• Përshkruani karakteristikat e tyre.• Vizatoni të tria llojet e trekëndëshave sipas masës së këndeve.• Konkretizoni karakteristikat me ndonjë formë trekëndëshe në ambientin që ju rrethon.Gr. IV• Vizato një trekëndësh kënddrejtë.• Përshkruani veçoritë e tij.• Konkretizoni karakteristikat me ndonjë formë trekëndëshe në ambientin që ju rrethon.Gr. V• Numëro vetitë e trekëndëshave.

