Page 151 - Demo
P. 151
Matematika 6149133• Analizo secilën veç e veç.• Konkretizoni karakteristikat me ndonjë formë trekëndëshe në ambientin që ju rrethon.Nxënësit në grupet e ekspertëve u përgjigjen pyetjeve dhe detyrave përkatëse dhe kthehen në grupet amë. Në grupet amë, ata kanë për detyrë që të përgjigjen para shokëve/shoqeve në pyetjet për të cilat u përgjigjen në grupet e ekspertëve.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit që duke komentuar dhe bashkëbiseduar në grup të zgjidhin detyrat e rubrikës “Ushtrime”. Disa nxënës nga grupe të ndryshme prezantojnë para klasës përgjigjet dhe zgjidhjet e detyrave.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Do të vlerësohen për përgjigjet në pyetjet e grupeve të ekspertëve dhe për shembujt me të cilat do të konkretizojnë trekëndëshat. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Figurat gjeometrikeRezultati i të nxënit të temës:- Përkufizon paralelogramet dhe identifikon llojet, vetitë e tyre.

