Page 152 - Demo
P. 152
Libër për mësuesin/en150134Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve)të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midisdy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.6.1 Identifikon vetitë e figurave dhe objekteve të ndryshme, klasifikon figurat dhe objektet sipas këtyre vetive.6.2 Krijon modele të thjeshta të figurave gjeometrike dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Katërkëndëshi. Trapezi. ParalelogramiFjalët kyçe: brinjë, kënde, kulme, katërkëndëshRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përkufizon katërkëndëshin, paralelogramin dhe trapezin; - dallon veçoritë dhe të përbashkëtat e figurave të mësuara përmes diagramit të Venit;- analizon vetitë e katërkëndëshave; trapezit dhe paralelogramit duke bërë pyetje dhe përgjigjur me saktësi. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, veglat e gjeometrisëLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma katërkëndëshe.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: DI/DUA TË DI/MËSOVAMësuesi/ja udhëzon nxënësit/et të vizitojnë nga një katërkëndësh të çfarëdoshëm dhe të shkruajnë në kolonën DI, çfarë dinë për katërkëndëshat.Pasi plotësojnë kolonën DI dhe të lexojnë mendimet që kanë dhënë u kërkohet të plotësojnë kolonën DUA TË DI duke shtruar pyetje se çfarë duan të dinë më shumë për katërkëndëshat. Të dy kolonat e para i plotëson në tabelë edhe mësuesi/ja, duke marrë mendimet dhe pyetjet nga nxënësit/et.Ndërtimi i njohurive të reja: DI/DUA TË DI/MËSOVAMësuesi/ja udhëzon nxënësit/et të lexojnë njësinë e re mësimore, rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Gjatë leximit, ata do të gjejnë përgjigjet për pyetjet që kanë bërë në rubrikën DUA TË DI.Ata plotësojnë kolonën e fundit MËSOVA duke iu përgjigjur pyetjeve. Këtë kolonë do ta plotësojnë me informacione të reja edhe në qoftë se nuk është bërë pyetje për to.Mësuesi/ja plotëson kolonën e tretë duke marrë përgjigjet nga nxënësit dhe duke i diskutuar bashkë me ta. Nëse ka mbetur ndonjë pyetje pa përgjigje nga kolona e dytë, ai/ajo do të përgjigjet ose i mbetet nxënësve të hulumtojnë dhe të gjejnë përgjigjen.

