Page 154 - Demo
P. 154


                                    Libër për mësuesin/en152136ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Figurat gjeometrikeRezultati i të nxënit të temës:- Përkufizon paralelogramet dhe identifikon llojet, vetitë e tyre.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve)të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midisdy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.2 Kryen matje për figurat 2D dhe objektet 3D.6.1 Identifikon vetitë e figurave dhe objekteve të ndryshme, klasifikon figurat dhe objektet sipas këtyre vetive.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Drejtkëndëshi, rombi, katroriFjalët kyçe: brinjë, kënde, kulme, diagonaleRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - përkufizon drejtkëndëshin, rombin, katrorin dhe romboidin; - numëron karakteristikat për secilën nga figurat duke i krahasuar ato;- analizon vetitë e drejtkëndëshit, rombit, katrorit dhe romboidit duke i kategorizuar ato. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, veglat e vizatimitLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma drejtkëndëshe, katrore...PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: KllasterMësuesi/ja udhëzon nxënësit të shkruajnë në mes të fletës fjalën katërkëndësh dhe të degëzojnë njohuritë që kanë për të.
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158