Page 155 - Demo
P. 155
Matematika 6153137katërkëndëshiNdërtimi i njohurive të reja: DRTAMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore, rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Rubrika është ndarë në tri pjesë dhe pas çdo pjese, nxënësit do të ndalojnë së lexuari e mësuesi/ja do të bëjë pyetje.Pyetjet për ndalesën e parë:• Cili paralelogram quhet drejtkëndësh?• Cilat janë vetitë e veçanta të drejtkëndëshit?• Vizatoni në fletore një drejtkëndësh.Pyetjet për ndalesën e dytë:• Çfarë quajmë romb?• Cilat janë vetitë e veçanta të rombit?• Vizatoni në fletore një romb.Pyetjet për ndalesën e tretë:• Cili paralelogram quhet katror?• Cilat janë vetitë që e dallojnë katrorin nga rombi?• Po vetitë që e dallojnë nga drejtkëndëshi?• Vizatoni në fletore një katror.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Shqyrtimi kategorizuesNxënësit do të udhëzohen të plotësojnë tabelën në mënyrë të pavarur e mandej t’i koordinojnë përgjigjet në grup.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Do të vlerësohen për përgjigjet e dhëna dhe analizën që u bëjnë figurave të mësuara. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

