Page 157 - Demo
P. 157
Matematika 6155139gjithashtu një rreth në tabelë duke bashkëbiseduar me nxënësit.• Ç’ju duhej të dinit për të vizatuar rrethin?• Provo të emërtosh brinjët, këndet dhe kulmet e rrethit, nëse mund t’i identifikosh.Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë mësimore në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”dhe të gjitha elementet e rrethit të sqaruara në tekst t’i përcaktojnë te rrethi i vizatuar më parë duke i diskutuar në grup.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: KubimiMësuesi/ja merr në dorë një kub në faqet e të cilit ka shkruar nga një kërkesë. Ai/ajo udhëzon nxënësit që në grupe duke iu përgjigjur gjashtë kërkesave të faqeve të kubit të përmbledhin njohuritë që morën për rrethin.Gjashtë kërkesat e kubit (në rastin tonë për rrethin) janë:Përshkruaje atë (cila është forma, elementet e rrethit?)Krahasoje atë (me kë ngjason, nga se ndryshon?)Shoqëroje atë (çfarë ju bën të mendoni, çfarë ju vjen në mendje?)Analizoje atë (si është ndërtuar? Vizatojeni atë)Zbatoje atë (ç’mund të bëni me të, si mund të përdoret?)Arsyeto pro ose kundër (merr një qëndrim, ia vlen ta mësoni, ta përdorni, iu pëlqen etj.)Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Ata do të vlerësohen për vizatimin e saktë të rrethit dhe analizës që do t’i bëjnë atij.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

