Page 159 - Demo
P. 159


                                    Matematika 6157141Mësuesi/ja shpërndanë pjesët e tangramit (forma shumëkëndëshe) në secilin grup dhe udhëzon nxënësit që nga pjesët shumëkëndëshe të formojnë një katror.Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në grupeMësuesi/ja ndanë nxënësit në grupe me nga katër vetë. Cakton numrat për secilin në grupe nga 1 deri 4 dhe i udhëzon të lexojnë pjesën përkatëse në njësinë mësimore në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Ata nxënës që kanë numrin 1 do të lexojnë dhe do të kenë përgjegjësinë t’ju shpjegojnë tre të tjerëve në grup ndërtimin e rombit. Nxënësit me numrin 2 do të shpjegojnë ndërtimin e deltoidit. Nxënësit me numrat 3 do të shpjegojnë ndërtimin e trekëndëshit barabrinjës, ndërsa ata me numër 4 ndërtimin e gjashtëkëndëshit të rregullt. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Konstruktime duke përdorur TeknologjinëMësuesi/ja udhëzon nxënësit të konstruktojnë figurat e mësuara duke përdorur programin GEOGEBRA. Ata do të ndërtojnë duke bashkëpunuar në grup trekëndëshin barabrinjës, rombin, deltoidin, gjashtëkëndëshin e rregullt duke futur të dhënat algjebrike që duhen për secilën figurë.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Ata do të vlerësohen për konstruktimin e figurave duke përdorur teknologjinë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------
                                
   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163