Page 161 - Demo
P. 161


                                    Matematika 6159143- klasifikon trekëndëshat sipas brinjëve dhe sipas këndeve;- cakton shumën e këndeve të një trekëndëshi;- përkufizon shumëkëndëshin dhe shumëkëndëshin e rregullt;- përkufizon paralelogramet dhe identifikon llojet dhe vetitë e tyre;- ndërton trekëndëshin barabrinjës, katrorin, drejtkëndëshin, rombin, romboidin, gjashtëkëndëshin e rregullt;- njehson perimetrin e figurave (vijave të thyera) gjeometrike;- përkufizon rrethin, elementet e tij (qendrën, rrezen, diametrin, tangjenten, sekanten) dhe qarkun;- vizaton rrethin kur jepet rrezja dhe diametri.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtëNxiten nxënësit/ettë kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme, duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit/et të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në tregimin e elementeve të një shumëkëndëshi, klasifikimin e trekëndëshave sipas këndeve dhe brinjëve, listimin e vetive të paralelogramit, drejtkëndëshit, 
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165