Page 166 - Demo
P. 166


                                    Libër për mësuesin/en164148PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit/et që në grupe të punojnë për të zgjidhur detyrën e dhënë në rubrikën e parë të mësimit:Janë dhënë thyesat: 27; ;43• A mund t’i ktheni këto thyesa në emërues 10 ose 100? Si?Nxënësit/et nga secili grup japin zgjidhjet dhe arsyetimin si e kanë gjetur zgjidhjen dhe mësuesi/ja i shkruan zgjidhjet në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: Leksion i avancuarMësuesi/ja njofton nxënësit me njësinë e re dhe jep shembullin për të diskutuar.Në kampionatin evropian të atletikës (Barcelonë, 2010), tri atletet që zunë vendet e para në garën e vrapimit 400 m shënuan këto kohë:  49 sekonda e sek; 49 sek e sek; 50 sek e sek.Në tabelën elektronike, ku jepeshin rezultatet, dolën këto shënime: E para: 49,89 sek; E dyta: 49,92 sek; E treta: 50,10 sek. Mësuesi/ja ju jep shkurt një leksion rreth numrave me presje dhe u kërkon nxënësve të punojnë në grupe tre shembujt e parë te rubrika “Mbani mend”. Shembujt do të diskutohen me klasën duke bërë pyetjet:• Cilët numra quhen numra dhjetorë?• Përshkruani lidhjen në mes numrave dhjetorë dhe atyre thyesorë.• Ktheni thyesat dhjetore në numra dhjetorë.• Shpjegoni:• Vendosni në drejtëzën numerike numrat 0,4 dhe 3,7.• Jepni disa shembuj nga jeta e përditshme ka do t’i përdorni numrat dhjetorë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit të zgjidhin në grupe detyrat e rubrikës “Ushtrohuni duke zbatuar”. Detyrat e zgjidhura do t’i shkëmbejnë me grupin fqinj për të vlerësuar. Vlerësimin do ta bëjnë duke përdorë simbolet .Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, për saktësinë në përgjigjet që japin. Në fund të orës mësimore kemi vlerësim të ndërsjellë.
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170