Page 168 - Demo
P. 168


                                    Libër për mësuesin/en166150Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- dallon pjesët e një numri natyrorë duke shkruar dhe lexuar atë; - emërton vendvlerën e secilës shifër të një numri dhjetorë duke u bazuar në pjesën e plotë dhe atë dhjetore të numrit;- arsyeton rëndësinë e vendvlerës së zeros te një numër dhjetorë duke dhënë sqarimin përmes shembujve 5,0; 4,30; 4,03; - zbaton numrat dhjetorë në situata jetësore duke dhënë shembuj.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore puneLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Shembuj nga jeta e përditshme PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Parashikim me termat paraprakë Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që duke përdorur katër termat numër dhjetorë, presje, pjesë e plotë dhe pjesë dhjetore, të shkruajnë një apo dy fjali që përkufizojnë numrat dhjetorë.Disa nxënës lexojnë fjalitë që kanë shkruar.Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim me ndalesaMësuesi/j udhëzon nxënësit të lexojnë mësimin te rubrika “Vrojtoni dhe mësoni”, të cilën paraprakisht e ka ndarë në tri pjesë. Në secilën ndalesë ai/ajo bënë pyetje për pjesën e lexuar.Pyetjet për pjesën e parë:• Si ndahen pjesët e një numri dhjetorë?• Dallo këto pjesë te numri 24, 35?• Emërto vendvlerën e secilës shifër.Pyetjet për pjesën e dytë:• Si lexohet numri i dhënë në tabelë? Komentoni shembullin.Pyetjet për pjesën e tretë:• Si shkruhet ndryshe numri i dhënë, sipas vendvlerave të tij?• Shpjegoni rëndësinë e zeros pavarësisht nga vendvlera.• Jepni sqarimin përmes shembujve 5,0; 4,30; 4,03.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit të zgjidhin në grupe detyrat e rubrikës “Ushtrohuni duke zbatuar”. Detyrat e zgjidhura do t’i zgjidhin me radhë disa nxënës në tabelë dhe do t’i komentojnë me klasën.
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172