Page 169 - Demo
P. 169


                                    Matematika 6167151Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, për saktësinë në përgjigjet që japin. Në fund të orës, mësuesi/ja kërkon që nxënësit përmes shenjave të semaforit të vlerësojnë të nxënit e njësisë mësimore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat dhjetorëRezultati i të nxënit të temës:- Shndërron thyesat dhjetore në numra dhjetorë dhe anasjellasRezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.2.1 Klasifikon numrat racionalë sipas vetive të caktuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Krahasimi i numrave dhjetorë
                                
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173