Page 170 - Demo
P. 170


                                    Libër për mësuesin/en168152Fjalët kyçe: numër dhjetorë, vendvlerë, më i madh, më i vogëlRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - krahason numrat dhjetorë duke i shkruar ata si thyesa dhjetore;- radhit numrat dhjetorë sipas radhës rritëse ose zvogëluese duke i krahasuar shifrat e të njëjtit rend;- zbaton krahasimin e numrave dhjetorë në situata jetësore duke marr shembuj nga përditshmëria (p.sh. paratë, peshat, temperaturën, kohën etj.).Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A6Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme sidomos puna me para (euro, cent)PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grupe të punojnë për të zgjidhur detyrën e dhënë në libër.Gjatësia e një gjinkalle është midis 1 cm dhe 2 cm. • Jepni 5 numra që mund të shprehin gjatësinë e një gjinkalle.• Radhitini ata nga më i vogli te më i madhi.Përgjigjet e nxënësve, ai/ajo i shkruan në tabelë. Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në dysheMësuesi/ja njofton nxënësit me njësinë e re dhe jep shembullin për të diskutuar.• Krahasoni numrat dhjetorë 2,34 me 2,4 dhe 4,31 dhe 4,37.Kërkon nga nxënësit që në dyshe të punojnë për të zgjidh detyrën në dy mënyra. Njëri nga nxënësit do ta lexojë dhe zgjidhë mënyrën e parë, e tjetri mënyrën e dytë. Pasi të kenë lexuar, do t’i shpjegojnë njëri-tjetrit. • Krahasimi duke i shkruar numrat dhjetorë si thyesa dhjetore.2,34 = 100234 dhe 2,40 = 100240 .• Krahasimi duke krahasuar shifrat e të njëjtit rend.4,31 dhe 4,37 kemi 4 = 4 dhe 3 = 3, por 1 < 7. Prandaj 4,31 < 4,37Disa nxënës do të zgjidhin në tabelë detyrat duke zbatuar dy mënyrat për krahasimin e numrave dhjetorë.Krahasoni numrat dhjetorë: a) 1,5 ... 1,8; b) 12,43 ... 12,4; c) 15,23 ... 15,3; d) 85,6 ... 85,06. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Teli për tharjeMësuesi/ja shpërndanë në grupe nga 10 fletë A6 ku në secilën fletë është shkruar nga një numër dhjetorë. Kërkon që të diskutojnë në grup dhe të dalin t’i radhisin numrat e dhënë 
                                
   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174