Page 172 - Demo
P. 172
Libër për mësuesin/en170154Fjalët kyçe: numër dhjetorë, mbledhje, zbritje, presja dhjetoreRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - mbledh dhe zbret numrat dhjetorë duke i shkruar ata si thyesa dhjetore;- mbledh dhe zbret numrat dhjetorë duke zbatuar rregullat e duhura për të gjetur shumën dhe ndryshmin;- zbaton mbledhjen dhe zbritjen e numrave dhjetorë në situata jetësore duke marr shembuj nga përditshmëria (p.sh. paratë, peshat, temperaturën, kohën etj.). Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, Fletore pune Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme sidomos puna me para(euro, cent)PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grup (stuhi mendimesh)Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grupe të punojnë për të zgjidhur detyrën e dhënë në libër.Gjatë shëtitjes me biçikletë, Era bëri km, pushoi 10 minuta, dhe më pas përshkoi km. • Sa km bëri Era?• Si do të veproni për të zgjidhur problemin?• Po nëse të dhënat e mësipërme do t’i kthenit në numra dhjetorë, a do ta kishit më të lehtë?Mësuesi/ja merr përgjigjet nga disa nxënës dhe i shkruan në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në grupe, BashkëbisedimMësuesi/ja njofton nxënësit me njësinë e re dhe jep shembullin për të diskutuar.Gjeni shumën 3,7 + 2,65 dhe ndryshimin 3,7 – 2,65Për të gjetur shumën apo ndryshimin e dy numrave dhjetorë mund të veprojmë në dy mënyra:• Mënyra e parë: Shkruajini numrat dhjetorë si numra të përzier dhe më pas mblidhini ose zbritini ato.3,7 + 2,65 = = 5 + = = = 6,35• Mënyra e dytë: Në fillim, barazoni numrin e shifrave pas presjes dhjetore (duke shtuar zerodjathtas, nëse është e nevojshme). Pastaj, mblidhini ose zbritini numrat dhjetorë në shtyllë. Për të gjetur shumën 3,7 + 2,65 shkruani: Për të gjetur ndryshimin 3,7 – 2,65 shkruani:

