Page 173 - Demo
P. 173
Matematika 6171155Nxënësit udhëzohen të lexojnë rubrikën “Mbani mend” ku do të kenë sqarimet mbi rregullat që duhet ndjekur për të gjetur shumën apo ndryshimin e dy numrave dhjetorë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Gushëkuqi rrethorMësuesi/ja kërkon nga secili grup që të zgjidhin detyrat e rubrikës “Ushtrime” duke bartë fletën e detyrave në qark brenda grupit. Detyrën e parë e zgjidhë nxënësi i parë dhe fletën e kalon te tjetri, derisa të përfundojnë të gjitha detyrat. Disa nga detyrat nxënësit do t’i zgjidhin në tabelë.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin duke i komentuar detyrat e zgjidhura nga secili brenda grupit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat dhjetorëRezultati i të nxënit të temës:- Rrumbullakon dhe krahason numrat dhjetorë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënënë formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.

