Page 174 - Demo
P. 174
Libër për mësuesin/en172156Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situate ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Rrumbullakimi i numrave dhjetorëFjalët kyçe: numër dhjetorë, pjesë e plotë, pjesë dhjetore, rrumbullakimRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - rrumbullakon numrat dhjetorë në të plotën, të dhjetën dhe të qindtën më të afërt;- përcakton afërsinë e numrave të dhënë dhjetorë me numrin e fituar pas rrumbullakimit; - vlerëson rëndësinë e përafrimit, rrumbullakimit të numrave dhjetorë në shembuj nga jeta reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme sidomos puna me para (euro, cent)PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grup (stuhi mendimesh)Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grupe të punojnë për të diskutuar shembullin e dhënë në libër.A është e nevojshme të jemi kaq të saktë si në situatat e mëposhtme? a) Syprina e një dhome është 21,213 m2.b) Shtatlartësia e Arbenit është 145,4 cm.c) Rruga shtëpi-shkollë është 354,7 m.Çfarë do të ishte më e përshtatshme të thuhej në këto raste? Diskutoni.Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit të diskutojnë në grup kërkesat në shembullin e dhënë në libër për të diskutuar më pas se si veprohet për të rrumbullakuar numrat dhjetorë.Shembull Rrumbullakoni numrin 3,827. Zgjidhjea) Rrumbullakimi në pjesën e plotë më të afërt: 3,827 4.b) Rrumbullakimi në të dhjetat më të afërta: 3,827 3,8.c) Rrumbullakimi në të qindtat më të afërta: 3,827 3,83.Nxënësit udhëzohen të lexojnë rubrikën “Mbani mend” ku do të kenë sqarimet mbi rregullat që duhet

