Page 175 - Demo
P. 175


                                    Matematika 6173157ndjekur për të rrumbullakuar numrat dhjetorë varësisht nga vendvlera e kërkuar për rrumbullakim.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Stilolapsat në mesNxënësit në grupe punojnë detyrat e rubrikës “Ushtrime” dhe mësuesi/ja nxjerrë në tabelë për të zgjidhur detyrat me radhë. Secili nxënës do të dalë në tabelë, varet se cilin laps do të përzgjedh mësuesi/ja. Nxënësi “pronarë” i lapsit të zgjedhur do të dalë në tabelë për të zgjidhur një detyrë. Mësuesi/ja do të veprojë kështu në secilin grup derisa të zgjidhin të gjitha detyrat që i kishin në grup.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin duke i komentuar detyrat e zgjidhura nga secili brenda grupit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat dhjetorëRezultati i të nxënit të temës:- Zbaton rregullat për kryerjen e veprimeve të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit të numrave dhjetorë. - Përdor lehtësime për shumëzim dhe pjesëtim me 10, 100, 1000 etj.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179