Page 177 - Demo
P. 177
Matematika 6175159• Grupi 3 “Shumëzimi i numrit dhjetorë me 10,100,100,...” .0,18 • 10 = 1,8 5,347 • 100 = 534,7 7,8 • 1000 = 7800Pasi të kenë diskutuar dhe përgatitur mirë secili grup ekspertësh pjesën e vet do të kthehen në grupet fillestare dhe do t’u shpjegojnë të tjerëve secili pjesën e vet. Ata do t’i zgjidhin secili nga së paku dy detyra për grupin.Tani që kanë marrë njohuritë e duhura për shumëzimin e numrit dhjetorë do t’i kthehen detyrës së dhënë në fillim për të vërtetuar se a është zgjidhur saktë detyra nga grupet.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Turi i galerisëNxënësit në grupe punojnë detyrat e rubrikës “Ushtrime” në fletë A4. Detyrat e zgjidhura do t’i vendosin në tabelën e punimeve. Nga një nxënës nga secili grup bashkë me mësuesin/en vlerësojnë detyrat e ekspozuara.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin bashkë me mësuesin/en, duke i komentuar detyrat e zgjidhura nga secili grup.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat dhjetorëRezultati i të nxënit të temës:- Zbaton rregullat për kryerjen e veprimeve të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit të numrave dhjetorë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënënë formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.

