Page 178 - Demo
P. 178
Libër për mësuesin/en176160Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situate ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Pjesëtimi i numrit dhjetorë me numër natyrorëFjalët kyçe: numër dhjetorë, numër natyrorë, pjesëtim, herësRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - pjesëton numrin dhjetorë me një numër natyrorë duke u bazuar në rregullat e përgjithshme për shumëzim dhe ato të veçantat për numrat dhjetorë; - pjesëton numrin dhjetorë me numër natyrorë duke e kthyer atë në thyes dhjetore dhe pastaj duke e shumëzuar me numrin natyrorë;- zbaton rregullat e pjesëtimit të numrave dhjetorë në detyra nga situatat jetësore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grup (stuhi mendimesh)Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grupe të diskutojnë shembullin e dhënë.“Katër shoqe kishin kursyer së bashku ca para. Ditën që do të dilnin me klasën, ato vendosën t’i ndanin në mënyrë të barabartë. Sa para mori secila, nëse ato kishin 16,80 euro.”Mësuesi/ja merr përgjigjet nga nxënësit dhe nuk jep vlerësimin se cila është përgjigja e saktë.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore, rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Shembujt e dhënë në këtë rubrikë t’i zgjidhin duke u përqendruar në dy mënyrat për pjesëtimin e numrit dhjetorë me numër natyrorë.Mënyra e parë: Kthimi i numrit dhjetorë në thyes dhjetore për ta pjesëtuar me numër natyrorë. Mënyra e dytë: Pjesëtimi i numrit dhjetorë me numër natyrorë duke zbatuar rregullat e pjesëtimit. Pjesëtimi bëhet sikurse te numrat natyrorë. Kur gjatë pjesëtimit mbërrihet te presja dhjetore, atëherë shkruhet presja edhe te herësi dhe vazhdohet me pjesëtimin si më parë.Përmes dy metodave do të zgjidhin detyrat e dhëna. Beni bëri me biçikletë 2,25 km për 5 minuta, kurse Tani bëri 2,76 km për 8 minuta. Cili është më i shpejtë? Një pirg prej 10 000 fletësh letre është 89 cm i trashë. Sa mm është trashësia e 1 fije letre?

