Page 179 - Demo
P. 179
Matematika 6177161Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeNxënësit në grupe punojnë detyrat e rubrikës “Ushtrime”. Detyrat që kanë zgjidhur në grupe do t’i zgjidhin disa nga nxënësit në tabelë duke i komentuar ato edhe me mësuesin/en.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund vlerësohen në veçanti nxënësit që kanë zgjidhur detyrat në tabelë në ditarin personal të mësuesit/es.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat dhjetorëRezultati i të nxënit të temës:- Zbaton rregullat për kryerjen e veprimeve të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit të numrave dhjetorë. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënënë formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.

