Page 180 - Demo
P. 180


                                    Libër për mësuesin/en178162Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situate ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Pjesëtimi i numrit dhjetorë me numër natyrorëFjalët kyçe: numër dhjetorë, numër natyrorë, pjesëtim, herësRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - pjesëton numrin dhjetorë me një numër natyrorë duke u bazuar në rregullat e përgjithshme për shumëzim dhe ato të veçantat për numrat dhjetorë; - pjesëton numrin dhjetorë me numër natyrorë duke e kthyer atë në thyes dhjetore dhe pastaj duke e shumëzuar me numrin natyrorë;- zbaton rregullat e pjesëtimit të numrave dhjetorë në detyra nga situatat jetësore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grup (stuhi mendimesh)Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që në dyshe, me shokun/shoqen pranë të diskutojnë shembullin e dhënë.Bëni pjesëtimin e numrit dhjetor 12,6 me numrin natyror 45. Më pas, përdorni rezultatin e arritur për të gjetur herësin e pjesëtimit të 12,6 me 4,5. Merren mendimet e nxënësve se si kanë vepruar dhe shkruhen në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: Tabela TMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore, rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Pasi të kenë lexuar do të plotësojnë tabelën.
                                
   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184