Page 183 - Demo
P. 183


                                    Matematika 6181165Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në dyshe (stuhi mendimesh)Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që në dyshe, me shokun/shoqen pranë të diskutojnë shembullin e dhënë.Ktheni në thyesë dhjetore e pastaj në numër dhjetor, numrat thyesorë: 21;52 ; .• A mund të ktheni në thyesë dhjetore thyesën 31 ?• Po thyesën 72 ?• Tregoni pse?Ndërtimi i njohurive të reja: Grupet e ekspertëve IIMësuesi/ja grupon nxënësit në grupe me nga katër veta. Secilit nxënës i cakton numrat nga 1-4. U kërkon nxënësve të rigrupohen sipas numrit të caktuar.Nëpër grupet e ekspertëve nxënësit do të lexojnë pjesën e ndarë në libër që i takon numrit përkatës. Diskutimin brenda grupit të ekspertëve do ta orientojnë në gjetjen e përgjigjeve për pyetjet e dhëna në tiketa nga mësuesi/ja për secilin grup. Mësuesi/ja i këshillon që të përdorin kalkulatorin për llogaritje.Grupi i parë: Janë dhënë thyesat .• Thyesat e dhëna kthejini në thyesa dhjetore dhe pastaj në numra dhjetorë.• Shpjegoni veprimet për të ardhur deri te numri dhjetorë.Grupi i dytë: Janë dhënë thyesat • A mund t’i ktheni thyesat e dhëna në thyesa dhjetore? Pse• Si do t’i ktheni në numra dhjetorë? Shpjegoni si.Grupi i tretë: Janë dhënë thyesat .• Nëse i ktheni thyesat në numra dhjetorë çfarë numri fitohet?• Si quhet shifra e cila përsëritet te pjesa dhjetore e herësit?Grupi i katërt: Janë dhënë thyesat .• Çfarë numri dhjetorë fitohet me pjesëtimin e numëruesit me emëruesin e thyesave?• A është i saktë numri që fitohet në këtë pjesëtim?Nxënësit kthehen në grupet amë dhe secili shpjegon për shokët/shoqet pjesën e përgatitur në grupet e ekspertëve.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit në grupe punojnë detyrat e rubrikës “Ushtrime”. Ata këshillohen që të përdorin makinën llogaritëse për të llogaritur. Detyrat që kanë zgjidhur në grupe do t’i zgjidhin disa nga nxënësit në tabelë duke i komentuar ato edhe me mësuesin/en.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund vlerësohen në veçanti nxënësit që kanë zgjidhur detyrat në tabelë në ditarin personal të mësuesit/es.
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187