Page 189 - Demo
P. 189
Matematika 6187171Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Zbatime të përqindjesFjalët kyçe: përqindje, vlerë e përqindjes, tërësiRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- gjen vlerën e përqindjes për çmimet e produkteve të ndryshme të ofruara me zbritje në përqindje;- llogarit përqindjen duke e ditur tërësinë dhe vlerën e përqindjes;- zbaton në shembuj nga përditshmëria llogaritjen e përqindjes, vlerës së përqindjes dhe tërësisë. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletushkat e dyqaneveLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisi, Edukata fizike, sportet dhe shëndetiShembuj nga jeta e përditshme PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe (stuhi mendimesh)Mësuesi/ja u shpërndanë nxënësve në grupe nga një fletushkë të reklamave të dyqaneve që ofrojnë produkte me zbritje. Në fletushka janë të dhëna çmimet e produkteve dhe zbritja e shprehur në përqindje. Kërkon nga ata/ato që të llogarisin çmimin e disa produkteve pas zbritjes së vlerës së përqindjes së ofruar nga dyqani.Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në grupeNxënësit ftohen të punojnë në grupe shembujt e dhënë në libër duke pasur parasysh hapat për zgjidhjen e problemave matematikore.Lexojnë me vëmendje tekstin e detyrës.Shkruajnë të dhënat nga detyra.Zgjidhin problemën matematikore të dhënë me përqindje.Vërtetojnë zgjidhjen duke bërë provën e detyrës.“Në rrethin e matematikës bëjnë pjesë 7 nxënës, që përbëjnë 20% të nxënësve të klasës. Sa nxënës ka klasa?””Babai bleu një frigorifer. Ai pagoi në fillim 12% të çmimit dhe më pas pjesën që mbetej, që ishte 350 euro. Sa euro kushtoi frigoriferi?”“Para dy vjetësh, fqinji im peshonte 89 kg. Me dietë dhe ushtrime fizike, tani ai ka arritur peshën

