Page 190 - Demo
P. 190
Libër për mësuesin/en18817275,6 kg. Me sa për qind është zvogëluar pesha e tij?”“Një filatelist (koleksionist pullash) ka 180 pulla shqiptare, që përbëjnë 30% të koleksionit të tij. Sa pulla ka ai në koleksion?”Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Tryeza e rrumbullakët Nxënësit në grupe punojnë detyrat e rubrikës “Ushtrime”. Shumica e shembujve janë nga jeta reale dhe kërkohet që t’i diskutojnë duke i krahasuar me situatat jetësore që ata kanë pas në lidhje me përqindjen. Detyrat që kanë zgjidhur në grupe do t’i shkëmbejnë me grupin fqinjë për të vlerësuar njëri-tjetrin. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund vlerësohen në veçanti për zgjidhjet e detyrave ku kërkohet zbatim i përqindjes në shembuj nga jeta e përditshme. Vlerësimi i ndërsjellë në fazën e fundit është me vlerë për të shkëmbyer përvojat e tyre.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat dhjetorëRezultati i të nxënit të temës:- Përkufizon dhe dallon thyesat dhjetore (me emërues 10, 100, 1000 ...).- Shndërron thyesat dhjetore në numra dhjetorë dhe anasjellas.- Shkruan, lexon, cakton vendvlerat e shifrave.- Rrumbullakon dhe krahason numrat dhjetorë.- Përdor lehtësime për shumëzim dhe pjesëtim me 10, 100, 1 000 etj.- Zbaton rregullat për kryerjen e veprimeve të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit - të numrave dhjetorë.- Kryen veprimet me numra dhjetorë duke përdor makinën llogaritëse.- Identifikon numrat dhjetorë të fundmë, dhe të pafundmë periodikë.- Shndërron numrat dhjetorë dhe thyesorë në përqindje.- Llogarit përqindjen e numrave.- Përcakton situatat jetësore ku përdoren numrat dhjetorë, numrat thyesorë dhe përqindjet.

