Page 191 - Demo
P. 191


                                    Matematika 6189173Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.1 Klasifikon numrat racionalë sipas vetive të caktuara.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: thyesat dhjetore, numrat dhjetorë të fundmë, të pafundmë, vendvlerat, veprimet aritmetike me numrat dhjetorë, përqindjaRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përkufizon dhe dallon thyesat dhjetore (me emërues 10, 100, 1000 ...);- shndërron thyesat dhjetore në numra dhjetorë dhe anasjellas;- shkruan, lexon, cakton vendvlerat e shifrave;- rrumbullakon dhe krahason numrat dhjetorë;- përdor lehtësime për shumëzim dhe pjesëtim me 10, 100, 1000 etj.;- zbaton rregullat për kryerjen e veprimeve të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit të numrave dhjetorë;- kryen veprimet me numra dhjetorë duke përdor makinën llogaritëse;- identifikon numrat dhjetorë të fundmë, dhe të pafundmë periodikë;- shndërron numrat dhjetorë dhe thyesorë në përqindje;- llogarit përqindjen e numrave;- përcakton situatat jetësore ku përdoren numrat dhjetorë, numrat thyesorë dhe përqindjet.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrësPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari dyfletëshNxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.
                                
   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195