Page 193 - Demo
P. 193
Matematika 6191175ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat dhjetorëRezultati i të nxënit të temës:- Përkufizon dhe dallon thyesat dhjetore (me emërues 10, 100, 1000 ...).- Shndërron thyesat dhjetore në numra dhjetorë dhe anasjellas.- Shkruan, lexon, cakton vendvlerat e shifrave.- Rrumbullakon dhe krahason numrat dhjetorë.- Përdor lehtësime për shumëzim dhe pjesëtim me 10, 100, 1 000 etj.- Zbaton rregullat për kryerjen e veprimeve të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit - të numrave dhjetorë.- Kryen veprimet me numra dhjetorë duke përdor makinën llogaritëse.- Identifikon numrat dhjetorë të fundmë, dhe të pafundmë periodikë.- Shndërron numrat dhjetorë dhe thyesorë në përqindje.- Llogarit përqindjen e numrave.- Përcakton situatat jetësore ku përdoren numrat dhjetorë, numrat thyesorë dhe përqindjet. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.1 Klasifikon numrat racionalë sipas vetive të caktuara.3.4 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: a. gjuhën e përditshme; simbole matematike5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: thyesat dhjetore, numrat dhjetorë të fundmë, të pafundmë, vendvlerat, veprimet aritmetike me numrat dhjetorë, përqindja Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përkufizon dhe dallon thyesat dhjetore (me emërues 10, 100, 1000 ...);- shndërron thyesat dhjetore në numra dhjetorë dhe anasjellas;

