Page 194 - Demo
P. 194
Libër për mësuesin/en192176- shkruan, lexon, cakton vendvlerat e shifrave;- rrumbullakon dhe krahason numrat dhjetorë;- përdor lehtësime për shumëzim dhe pjesëtim me 10, 100, 1000 etj.;- zbaton rregullat për kryerjen e veprimeve të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit të numrave dhjetorë;- kryen veprimet me numra dhjetorë duke përdor makinën llogaritëse;- identifikon numrat dhjetorë të fundmë, dhe të pafundmë periodikë;- shndërron numrat dhjetorë dhe thyesorë në përqindje;- llogarit përqindjen e numrave;- përcakton situatat jetësore ku përdoren numrat dhjetorë, numrat thyesorë dhe përqindjet.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. shoqëria dhe mjedisiPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e kthimit të thyesave dhjetore në numra dhjetor dhe anasjelltas, përcaktimi i vendvlerave të shifrave te numri dhjetor, rrumbullakimin, krahasimin e numrave dhjetor, veprimet aritmetike me numrat dhjetor, kthimin e thyesës në numër dhjetor, të fundmë, të pafundmë, periodik, kuptimin e përqindjes, njësimin e saj, gjetjen e të tërës dhe të pjesës, zbatimin e njohurive në situata problemore dhe argumentimin e zgjidhjes së tyre.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

