Page 195 - Demo
P. 195
Matematika 6193177ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Matje të madhësive gjeometrikeRezultati i të nxënit të temës:- Përdor njësitë dhe mjetin e përshtatshëm për të kryer një matje në një rast konkret.- Kryen matje të gjatësisë në situata problemore.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atëme shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Tema 7Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situate ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Kuptimi për matjen. Matja e gjatësiveFjalët kyçe: matje, mjetet matëse, njësi matje, matje e gjatësisëRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- numëron disa mjete matëse që përdor në jetën e përditshme;- përkufizon matjen bazuar në njësinë matëse të përzgjedhur; - mat objekte përreth tij duke përdorur pjesë të trupit, si gjerësinë e gishtit tregues, madhësinë e pëllëmbës etj.; - përcakton njësinë e matjes së gjatësisë së objekteve në jetën reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:matematika, fletore pune, mjete matëse: metër, vizore, termometër, peshore, orë etj.

